Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Klevis Balliu “motivon” demokratët para protestës: Do jetë e jashtëzakonshme, qytetarët do derdhen në shesh!

Lajme të ngjashëm

Klevis Balliu”, shef i Organizimit në PD, thotë se pjesëmarrja në protestën e sotme që do të nisë në orën 19.00 do të jetë e jashtëzakonshme. Sipas tij, qytetarët do të derdhen në shesh duke e bërë 7 korrikun një ditë historike.

“Kjo është një ditë historike, opozita po zbret në shesh. Jo vetëm strukturat e PD-së, por edhe qytetarë që nuk janë pjesë e tyre, po i bashkohen protestës. Do të ketë një lëvizje nga selia blu drejt Bulevardit. Do të ketë edhe grupe që do të lëvizin nga vende të ndryshme, në varësi të organizimit”, u shpreh Balliu.

Duke folur për Syri Tv nga selia Blu, ish-deputeti demokrat theksoi se janë marrë masat për të ndaluar çdo provokim.

“Kemi marrë masa për të ndaluar çdo provokim, këtu nuk ka vend për provokime. I bëj thirrje çdo qytetari të bashkohet për të mirën e vendit tonë, për të shpëtuar vendin nga kthetrat e këtij regjimi. Nuk duhet të qëndrojmë sot indiferent. Pjesëmarrja do të jetë e jashtëzakonshme, qytetarët do të derdhen në shesh”, tha Klevis Balliu.


Më shumë