Hapësire reklamuese

Politikë

Klevis Balliu kritikon Lulzim Bashën: Vendimi për përjashtimin e Berishës është i gabuar, dje rrinte kokëulur para simpatizantëve të PD

Shkruar nga Newsbomb
Klevis Balliu kritikon Lulzim Bashën: Vendimi për përjashtimin e

Klevis Balliu, ish-deputet i PD, kritikon kryetarin Lulzim Basha për përjashtimin e liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar. Ai thotë se vendimi i Bashës është i gabuar dhe dhe i kushton shumë PD-së dhe opozitarizmit në Shqipëri.

"I gjithë lidershipi i Partisë Demokratike ishte kokëulur në selinë e PD përballë simpatizantëve demokratë", shkruan Balliu ndër të tjera.

Shkruan Klevis Balliu:

Përjashtimi i Sali Berishës - Përjashtim i simbolit të opozitarizmit

Vendimi për përjashtimin e Sali Berishës është një vendim i gabuar që nuk i kushton vetëm Partisë Demokratike por i kushton shumë opozitarizmit në Shqipëri. Nuk merren vendime të momentit për politikanë të gjithëkohshëm.

Ai ka qenë, është dhe do të mbetet zëri më i fuqishëm opozitar me denoncimet e tij që nga avionët e drogës e deri tek kapja e shtetit. 

I gjithë lidershipi i Partisë Demokratike ishte kokëulur në selinë e PD përballë simpatizantëve demokratë. 

Asnjë fitore e PD nuk mund të quhet e tillë nëse ajo vjen duke shkelur të drejtat e demokratëve e aq më tepër të liderit historik të saj. 

Armiku dhe përballja është dhe duhet të jetë me Edvin Kristaq Ramën, njeriu i cili ka vjedhur shtetin, ka shkatërruar demokracinë, ka vjedhur shqiptarët dhe ka tradhëtuar Shqipërinë duke cënuar interesat tona kombëtare.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.