Hapësire reklamuese

Politikë

Klevis Balliu: Kandidatët e Berishës do marrin më shumë vota në 6 mars, Luli futet vetëm për të prishur punë

Shkruar nga Newsbomb
Klevis Balliu: Kandidatët e Berishës do marrin më shumë vota

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu thotë se kandidatët e "Shtëpisë së Lirisë" do të marrin më shumë vota se kandidatët e Bashës në zgjedhjet e 6 marsit, për 6 bashkitë e venti. Sipas tij, kryetari aktual i PD do të futet në zgjedhjeve vetëm për të prishur punë.

"Në zgjedhje Luli është i pallogaritshëm, ai kandidon vetëm për të prishur sa më shumë punë. Nuk diskutohet se kandidatët e Shtëpisë së Lirisë do të marrin më shumë vota.  Në duhet të merreshim me zgjedhjet, por u ndërpre për shkak të votimit në PD për kryetar.

Njerëzit që mbështesin Lulin e dinë se ai nuk ka asnjë ndikim dhe peshë në elektorat. Mua kjo nuk më ndikim fare. Ne luftën e kemi me Edi Ramën dhe PS-në. Ka 15 vite që e kanë bashkinë e Lushnjes, dhe thonë se do të bëjë unazën, kur në fakt kanë shkatërruar çdo rrugë", u shpreh Balliu në Ora News.

Kujtojmë se, Klevis Balliu është rreshtuar në krah të zyrtarëve dhe demokratëve që mbështesin lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, për largimin e Bashës nga drejtimi i PD. Në këtë fushatë, Balliu është angazhuar me strukturat e PD në Lushnjë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu