Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Klevis Balliu humbet toruan në Komisionin e Ligjeve: Tufë palaçosh që s’ më jepni fjalën (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

1d339c745ed11b366d22f5ce6009f7e1

Ka nisur me debate të forta edhe këtë të mërkurë mbledhja e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut.

 Deputetet e opozitës po e marrin fjalën me radhë dhe kërkojne dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Depueti i PD, Klevis Balliu i kërkon Ulsi Manjës të përgjigjet në lidhje më ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj që ka vëllain trafikant droge.

“A të duket normale që Ministri i Brendshëm e ka vëllain trafikant droge”, shprehet Balliu.

Ndërkohë Manja nuk i jep fjalën opozitës që të dalë jashtë rendit të ditës. Ai vazhdon të hedhë në votim projektligjet e ditës.

Balliu vazhdon të bërtasë duke kërkuar një përgjigje nga Ulsi Manja për pyetjen që ai i drejtoi. 

“Jeni një tufë palaçosh këtu që nuk i jepni fjalën opozitës, kam 4 ditë që kërkoj fjalën”, shprehet Balliu me tone të larta.

Ndërkohë është ndërprerë seanca në Komisionin e Ligjeve.

 

 

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img