Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Klevis Balliu dhe protestuesit e ‘Astirit’ si të pandehur, Basha: Nuk ka prokurori që të ndalë qytetarët e lirë të protestojnë ndaj korrupsionit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0cd4fe8ceaac03845a4c073e4ce2ade9

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me procesin gjyqësor ndaj Klevis Balliut dhe disa protestuesve të Unazës së Re, duke thënë se nuk prokurori politike që të ndalë qytetarët e lirë të protestojnë ndaj korrupsionit dhe dhunës qeveritare.

Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’, Basha akuzon Prokurorinë si të bërë palë me vjedhjen, pasi në vend që të hetojë dhe ndëshkojë hajdutët e 40 milionë eurove në aferën e Unazës së Re, përndjek qytetarët.

Postimi i Bashës

Prokuroria e kapur dhe e bërë palë me vjedhjen, nuk heton dhe ndëshkon hajdutët e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, por përndjek dhe merr të pandehur qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë dhe babëzisë së qeveritarëve të korruptuar.

Marrja si të pandehur nga prokuroria e përfaqësuesit të opozitës Klevis Balliu dhe të qytetarëve Seit Hajderasi, Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj dhe Elton Skënderaj pse protestojnë për të mbrojtur shtëpitë dhe fëmijët e tyre, është akt politik, për të frikësuar qytetarët që kundërshtojnë arbitraritetin dhe hajdutërinë e Edi Ramës.

Në emër të Partisë Demokratike dua të bëj të qartë se 30 vjet pas rrëzimit të diktaturës nuk ka prokurori politike që mund të ndalë qytetarët e lirë të protestojnë ndaj arbitraritetit të Qeverisë. Nuk ka prokuror apo gjykatës të korruptuar që mund të frikësojë opozitën të jetë përkrahë qytetarëve dhe të denoncojë aferat kriminale e korruptive të Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Akte të tilla na dëshmojnë edhe njëherë sesa e drejtë dhe jetike është beteja jonë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Denoncimi dhe reagimi ndaj korrupsionit, lidhjeve të krimit të organizuar me Edi Ramën dhe regjimin e shërbëtorëve të tij, nuk ka për t’u ndalur!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img