Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Klevis Balliu bën vaksinën anti-Covid dhe bën thirrje: S’mund të na e bëni me detyrim! Të ngrihemi kundër…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka marrë sot vaksinën anti-Covid, ndërsa thotë se është kundër vendimit të qeverisë për ta bërë me detyrim.

“Vaksinim po, detyrim kurrë”, thotë Balliu teksa poston foton duke bërë vaksinën dhe i bën thirrje qytetarëve që të ngrihen “kundër vendimit diktatorial” që sipas tij shkel të drejtat e njeriut, për ta bërë vaksinën me detyrim.

Shkrimi i plotë i Klevis Balliut:

VAKSINIM PO

DETYRIM KURRË

Kam qenë dhe jam pro vaksinimit për Covid 19, por nuk jam dhe nuk do të jem KURRË pro vaksinimit të detyruar.

Është e paimagjinueshmë që studentët të detyrohen të vaksinohen në të kundërt atyre ju mohohet e drejta për dijen.

Një vaksinim i detyruar sjell mohimin e lirive për të gjithë qytetarët shqiptar.

Vaksinimi i detyruar është shkelje e të drejtave të njeriut, është diktakti që kërkon të vërë nën sundim vlerat e lirisë.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen kundër këtij vendimi diktatorial të qeverisë së Edvinoviçit.

Qytetarët nuk mundet dhe nuk duhet të lejojnë qeverinë që ti shkelë të drejtat e tyre.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img