Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

KLD pezullon gjyqtarin e arrestuar për korrupsion, Ibrahim Hoxha

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka pezulluar gjyqtarin Ibrahim Hioxha, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme së bashku me djalin e tij, dhe akuzohet për korrupsion.

Ibrahim Hoxha u arrestua ditën e djeshme pasi u kap në flagrancë duke marë 6 milionë lekë nga dy persona, që dyshohen si rryshfet për ndryshimin e një testamenti.

Në njoftimin e KLD-së thuhet se gjyqtari Irbahim Hoxha është pezulluar deri sa të përfundojë çështja ndaj tij.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës dhe të ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, zhvilloi sot, datë 03.05.2016, një mbledhje të jashtëzakonshme, ku vendosi të miratojë kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm nr.1458/2 Prot., datë 03.05.2016 për dhënie autorizimi për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë I.H. si dhe pezullimin nga detyra, derisa çështja penale ndaj tij të përfundojë me vendim gjyqësor i formës së prerë”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img