Hapësire reklamuese

Aktualitet

KLD merr vendimin për gjyqtarin e arrestuar Shkëlqim Miri

Shkruar nga Newsbomb

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të pezullojë nga detyra gjyqtarin e arrestuar për korrupsion Shkëlqim Miri.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të KLD-së të drejtuar nga Presidenti Ilir Meta.

Shkëlqim Miri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas hetimeve dhe përgjimeve ku rezultoi të kishte marrë 30 milion lekë rryshfet për ndryshimin e masës së sigurisë së Gentian Dodës, i dënuar për vrasje të dyfishtë në vitin 1997.

Gjyqtarit të Apelit, Miri, paratë iu gjetën në banesë gjatë një kontrolli të befasishëm të policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu