Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
32 °
Die
32 °
Hën
31 °
E enjte, 18 Gusht, 2022
spot_img

Ministrja Kushi tregon AFATET: Klasat e para e të dhjeta do regjistrohen online në e-Albania

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se në të gjitha shkollat e vendit regjistrimi në klasën e parë dhe të dhjetë do të bëhet nëpërmjet sistemit e-Albania.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kushi shkruan se prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.

albsig

Afatet e regjistrimit për klasat e para janë nga data 4 – 17 korrik, ndërsa për klasat e dhjeta 12 – 24 korrik.

“Të dashur prindër dhe mësues,  Nisur nga përvoja e vitit të kaluar për pilotimin e regjistrimit elektronik të nxënësve në shkollat e qyteteve qendër qarku, si dhe duke reflektuar të gjitha sugjerimet e ardhura nga ju për përmirësimin e procesit, këtë vit ia dolëm që në të gjitha shkollat e vendit regjistrimi në klasën e parë dhe të dhjetë të bëhet nëpërmjet sistemit e-Albania.

Prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.

Afatet e regjistrimit do të jenë si më poshtë:

  • Për klasat e para 4 – 17 korrik.
  • Për klasat e dhjeta 12 – 24 korrik.

Ne jemi të angazhuar maksimalisht që të gjitha shkollat tona të ofrojnë arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për nxënësit, si në qendër ashtu edhe në periferi të çdo bashkie. Prandaj e vlerësojmë shumë mirëkuptimin tuaj për të regjistruar fëmijët në bazë të vendbanimit.

Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin!” shkuan Kushi në postimin e saj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img