Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

KKT miraton lejen për Teatrin e ri Kombëtar, Veliaj: “Ecim para!”

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, sapo shpërndau lajmin se Këshilli Kombëtar i Territorit kaloi lejen e ndërtimit për Teatrin e ri Kombëtar. Me kapacitet shumë herë më të madh se Teatri i mëparshëm, Veliaj jep disa detaje të tjera në statusin më poshtë:

“KKT @AlbGov sapo miratoi lejen per Teatrin e Ri Kombetar @CityOfTirana nga @BIGstertweets @BjarkeIngels
AUDITORIUM 635 vende 
BLACK BOX i vogel 150 vende  
BLACK BOX I madh 350 vende 
AUDITORIUM ne tarace 500 vende 
2 kate parkim 
0 kulla ne territor
Ecim para!”, shkruan kryebashkiaku në Twitter.

Kujtojmë se, një javë më parë Qeveria ka miratuar fondin për ndërtimin e projektit te Teatrit të ri Kombëtar, duke i hapur rrugen nisjes së punimeve për shtëpinë e re të aktrimit, e cila është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë.

Si do të jetë Teatri i ri Kombëtar

Projekti, tashmë i përfunduar dhe gati për të nisur nga zbatimi, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vetë publikun.

Teatri i ri do të jetë disa herë më i madh se i vjetri dhe do të ofrojë kushte sipas të gjithë standardeve. Ai do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Gjithashtu, do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila.

Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu, do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img