Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

KKT miratoi lejen për Teatrin e Ri, reagon Vokshi: Po ushtrojnë presion mbi Gjykatën Kushtetuese! Do të jemi në krah të betejës deri në fund…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë, Albana Vokshi ka reaguar lidhur me vendimin e KKT-së, për të miratuar lejen e ndërtimit të Teatrit të Ri.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, Vokshi thotë se do të ketë kulla që do të shërbejnë si lavatriçe e pastrimit të parave ndërsa thotë se po i bëhet presion Gjykatës Kushtetuese duke vendosur fillimin e punimeve pa u dhënë vendimi final.

Në fund Vokshi thekson se PD do të jetë krah betejës për Teatrin deri në fund.

Reagimi i plotë i Albana Vokshit

Në fillim thanë se teatri duhej bërë me PPP dhe kulla sepse nuk kishin para. Mashtruan!

Sot thonë se teatri do bëhet duke shtuar borxhin publik, pa kulla. Mashtrojnë!

Pasi shembën barbarisht, dhe në shkelje totale të çdo norme e ligji godinën historike, sot po shembin shtetin e së drejtës dhe po ushtrojnë presion mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur fillimin e punimeve për të ashtuquajturin Teatri i Ri.

Veliaj thotë 0 Kulla, por nxitimi për të filluar punimet zbulon qartë që interesi i regjimit Rama-Doshi nuk është arti, as kuktura, as Teatri, por vetëm fitimet marramendëse nga projekti korruptiv i kullave që do të shërbejnë si lavatriçe e parave të pista të krimit e korrupsionit.

Vendimi i sotëm është një tjetër akt i arbitraritetit, dhunimit të ligjit, gjykatave dhe interesit publik, që dëshmon se masakra zgjedhore e 25 Prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

PD do të jetë deri në fund në krah të betejës së Aleancës për Teatrin dhe qytetarëve shqiptarë për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend .

Më shumë

spot_img
spot_img