Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kjo vrimë në kapakun e stilolapsit "Bic" është për një qëllim të rëndësishëm

Shkruar nga Newsbomb

Një nga firmat më të famshme të stilolapsave, “Bic”, ka qenë e para që ka ideuar një vrimë në kapakun e stilolapsit.

Dhe një gjë e tillë nuk është bërë për efekt të dizajnit por për disa qëllime mjaft të rëndësishme që mund t’i shpëtojnë jetën të rrezikuarve.

Përdorimi i parë është se kapaku i stilolapsit "Bic" mund të shërbejë si një bilbil, në situata të tilla si shembje të ndërtesave nga tërmetet, bilbili ka shpëtuar qindra jetë njerëzish të cilët e kanë përdorur atë për të sinjalizuar vendndodhjen poshtë rrënojave.

Por një qëllim tjetër është se njerëzit shpesh i kafshojnë kapakët e stilolapsave. E për të shmangur incidente tragjike në rast kapërcimi të kapakut, më së shumti te fëmijët, ky lloj kapaku me vrimë mundëson kalimin e ajrit duke mos shkaktuar mbytje.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.