Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

Kjo teknikë e ushtrisë amerikane mund t’ju ndihmojë të flini për 2 minuta

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një teknikë e përdorur nga ushtarët amerikanë mund të ndihmojë personat që kanë probleme me pagjumësinë.

Teknika është përshkruar fillimisht në një libër të titulluar “’Relax and Win: Championship Performance’ në 1981 dhe mund të ndihmojë këdo të fle në më pak se 120 sekonda.

Sipas ekspertëve ushtarakë, teknika përmirësohet maksimalisht dhe funksionon në 96% të rasteve nëse e praktikoni për 6 muaj rresht, raporton Newsbomb.al.

Sipas librit, kjo metodë është shpikur nga shefat e ushtrisë që donin të evitonin problemet e pilotëve të avionit nga pagjumësia.

Si funksionon teknika hap pas hapi:

Në fillim duhet të relaksoni muskujt e fytyrës, gjuhën, nofullën dhe muskujt rreth syve.

Më pas lëshoni tensionin në shpatulla dhe ulini ato poshtë sa më poshtë përpara se të relaksoni muskujt e njërit krah, pastaj të tjetrit.

Hapi i tretë ka të bëjë me frymëmarrjen. Nxirrni frymën dhe relaksoni kraharorin, më pas këmbët duke nisur nga kofshët e më pas te gishtat.

Pasi të keni relaksuar të gjithë trupin, duhet të nisni me “zbrazjen” e mendjes.

Sipas librit, për ta bërë sa më thjeshtë këtë ka tre metoda.

E para është të imagjinoni sikur lundroni me një kanoe në një liqen të qetë nën qiellin e errët blu.

E dyta është të mendoni sikur jeni shtrirë në një shtrat të varur (hamak) në një dhomë të zezë.

Dhe metoda e tretë është të përsërisni me mendje fjalët “nuk mendoj, nuk mendoj, nuk mendoj…” /Newsbomb.al

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img