Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kjo sjellje mund të shkatërrojë një lidhje

Shkruar nga Newsbomb

Të kesh standarte të larta në një lidhje që ka probleme të rënda, mund të shkatërrojë më tepër lidhjen.

Një studim i ri i publikuar në Buletinin e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale tregoi se të presësh shumë në aspektin se sa mbështetës apo i përkujdesur është partneri përmirëson vetëm kënaqësinë e martesës te njerëzit me një lidhje të fortë.

“Ku hulumtim tregon se njerëzit duhet të kenë disa ide se çfarë mund të marrin nga një martesë përpara se ta marrin atë”, tha Dr. James McNulty.

“Kjo mund të shpjegojë pse njerëzit përjetojnë një mospërputhje mes asaj që ata kërkojnë dhe asaj çka mund të arrijnë. Disa njerëz kërkojnë shumë nga martesa e tyre pasi kërkojnë që martesa e tyre të përmbushë nevojat që ata nuk janë të aftë t’i arrijnë vetë”, shpjegoi ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.