Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kjo që shkruan babai gazetar një ditë para vdekjes të birit të tij Ergi Dini, do t’ju rrënqethë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c4a4cc514660f25ee71e3811d7185b08

Ergi Dini, fituesi i X Factor Albania që humbi jetën tragjikisht mbrëmë në aksidentin fatal me motor në zonën e ish-bllokut është njëkohësisht djali i gazetarit të TVSH, poetit Dashamir Dini.

Tre orë më parë, Dini ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta si pasojë e aksidentit fatal të të birit ndërsa vetëm një ditë më parë kishte shkruar një poezi rrënqethëse, a thua se e ndjente tragjedinë që do vinte më pas.

Poezia e titulluar “Çast i Keq” s’ka nevojë për koment ndaj po ju lemë ta lexoni!

dash2.jpg

LEXO EDHE: Kejdi Halili, i riu që vdiq bashkë me Ergi Dinin, djali i gazetares, poetes dhe pedagoges së njohur të Universitetit të Tiranës

dash1.jpg

Ndërsa më datë 18 nëntor, gazetari do të shkruante:

PERSHPIRTJE PER DIKËND QË VDIQ PËRGJITHMONË…TEK UNË.

(Trillim artistik)

Diku në kujtesen time

është varri yt

i mbuluar

me barin e zverdhur të harresës.

Çuditërisht

une shoh çdo ditë fantazmën tënde rrugëve

tek përpëlitet

ne perqafimin e vdekshëm te dikujt tjetër.

Vetëm për kaq ike

nga Olimpi i perjetshëm i dashurisë

sime

dhe zbrite ne Tokë?!

Një dite

shpirti yt

do digjet

ne zjarrin e tmerrshëm të mallit…

Dashamir Dini

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img