Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

“Kjo nuk është LAMTUMIRË”, Messit “s’i ndahet shpirti” nga Barça: Do shihemi më vonë

Shkruar nga Newsbomb
“Kjo nuk është LAMTUMIRË”, Messit “s’i

Lionel Messi do të largohet nga Barcelona pas shumë vitesh qëndrimi aty.

Ylli argjentinas dhe klubi nuk gjetën akordin për rinovimin e kontratës, çka solli edhe divorcin e pashmangshëm.

Përveç konferencës së jashtëzakonshme sot që pa sulmuesin të jepte lamtumirën, ai ka bërë para pak orësh edhe një postim në rrjetet sociale.

“Do doja të largohesha në një tjetër mënyrë, por një lamtumirë nuk mund të jetë kurrë e bukur. Doja me gjithë zemër të qëndroja këtu, bëra gjithçka, por nuk ishte e thënë.Kam vetëm fjalë falënderuese për çdokënd që ka qenë me mua në gjithë këto vite në klub. Falënderoj edhe tifozët, më kanë mbushur plot dashuri, teksa kam tentuar edhe unë t’ua kthej mbrapsht në të njëjtën mënyrë.Kam dhënë gjithçka nga vetja për këtë fanellë. Po largohem, por kjo nuk është një lamtumirë, shihemi më vonë” – shkruan ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll