Një ngjarje e rëndë u regjistrua paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë, në Yzberisht. Një foshnjë e porsalindur u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në këtë zonë të kryeqytetit. Ka qenë telefonata e një qytetari i cili alarmoi policinë se në ambientet e pallatit të tij dëgjoheshin të qarat e një fëmije. Menjëherë efektivët shkuan në vendin e ngjarjes ku dhe gjetën foshnjën e porsalindur të braktisur në bordum dhe bënë të mundur transportimin e saj drejt maternitetit, “Koço Gliozheni”, ku dhe ndodhet në intubim pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.
LEXO EDHE: Policia gjen një foshnjë të sapolindur në bodrumin e pallatit në Yzberisht
Ndërkohë, pas kësaj ngjarje në rrjet po qarkullon me shpejtësi një foto ku pretendohet se është foshnja e gjetur paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Nga një investigim i shkurtër newsbomb.al mëson se në foton që po përhapet në rrjet nuk është foshnja e braktisur në Yzberisht.
Foshnja e braktisur ne Guam
Duke përdorur mekanizmat që ofron “Google” për verifikim e imazheve na ka rezultuar se kjo foto është shkrepur në 26 qershor të vitit 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Guam, në fshatin Dededo. Në foto është një djalë i porsalindur i cili u braktis vite më parë në pragun e një nga banesave të këtij fshati.
Asoj kohe zëdhënësi i Policisë së Guamit, Paul Tapao, tha për mediat se fëmija ishte vendosur në pragun e një shtëpie në rrugën Lindore Santa Barbara në Dededo.
LEXO EDHE: U gjet në bodrumin e pallatit, foshnja në gjendje të rëndë te “Koço Gliozheni”
Artikulli i medias se huaj