Hapësire reklamuese

Bota

Kjo grua ka bindur qindra qytetarë se është mbretëresha e Kanadasë, “ka shpallur” ujin dhe energjinë falas

Shkruar nga Newsbomb
Kjo grua ka bindur qindra qytetarë se është mbretëresha e

Romana Didulo, një personazh kontravers, pjesë e grupimit QAnon, është vetëshpallur prej vitit 2021 Mbretëreshë e Kanadasë.

Ajo që është edhe më e çuditshme ka të bëjë me faktin se qindra qytetarë që e ndjekin Romanën në rrjetet sociale besojnë se ajo është vërtet mbretëresha e tyre.

Në rrjetin social “Telegram” ku Romana komunikon me ndjekësit e saj, ajo shpërndan edhe “dekretet” teksa thotë se kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau nuk ka asnjë pushtet në dorë.

Dy nga “dekretet” e saj të fundit janë shpallja ilegale e faturës së ujit dhe deklarimi i energjisë elektrike si falas për të gjithë. Kjo ka bërë që qindra qytetarë të ndalojnë së paguari detyrimet për ujin dhe dritat.

Në vitin 2021 ajo u shoqërua në polici, pasi deklaroi se gjatë pandemisë qytetarët ishin të lirë të qëllonin mjekët dhe infermierët.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.