
Kishte shkuar në polici për të denoncuar përdhunimin që i ishte bërë nga një grup personash, por edhe në komisariat ka rënë viktinë e përdhunimit, këtë herë nga shefi i Policisë së Fushë- Arrëzit.
Bëhet fjalë për Adrianën, vajza e cila ka denoncuar shefin e Policisë së Fushë-Arrëzit Izmir Duraku, duke e akuzuar për përdhunimin e saj në vitin 2015.
Në atë kohë shefi i policisë mbante detyrën e specialistit të Hetimit të Krimeve në Shkodër.
Kallëzimi në polici është bërë kohët e funditt nga vetë vajza, në praninë e një psikologu.
Tashmë 27 vjeçare e rritur jetime në Shkodër ka vendosur ta bëjë publike historinë e saj, duke treguar edhe si ndodhi ngjarja.
“Polici ka bërë një gjest shumë të keq, shumë të poshtër. E ka nxjerrë 2 mijë lekëshin, e ka lënë në tavolinë, më ka goditur dhe më ka thënë “zhvishu tani”, tregon Adriana.
Ndërkohë të gjithë presim të dëgjojmë historinë e plotë të vajzës nga Shkodra, e cila do të transmetohet në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.