
Ish-deputeti Myslimi Murrizi ka publikuar në llogarinë e tij disa fotografi në të cilat shfaqen deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Eralda Tase Bano, duke festuar me qirinj. Ai thotë se fotografitë janë shkrepur para zgjedhjeve të vitit 2021.
"Dhe kur degjova Lulin ne kongresin “ historik” te 2 shtatorit qe gjoja kerkoi falje se kishte “ qerasur” me mandate deputeti lloj lloj nesuno pa asnje kontribut, me erdhi si ballajdi.
A mund te me thote Luli dhe Enkeledi se cfare kontributi ka Eralda Tase ne PD dhe çfare perfaqeson Eralda per demokratet dhe opozitaret e qarkut Fier???? Po 2-3 te tjeret ne kete qark çfare lidhje kane me PD dhe demokratet e ketij qarku??", shkruan politikani Myslim Murrizi.
Ky reagim i tij vjen pas dy tryezave të përbashkëta mes Berishës dhe Bardhit, për reformëz zgjedhore.
"Çdo “ betej” tjeter para betejes per sovranitetin e votes se Qytetareve, jane denglat e radhes per te mashtruar qytetaret opozitare dhe per te siguruar nje karrike te qelbur ne parlament ne 2025, per nje grusht spurdhjakesh te ketij lloj e nga kjo tufe nesunosh qe “ qerasen” me mandate deputetesh per aresye qe i dine vetem kryetaret dhe jo qytetaret", vijon Murrizi.