“Kjo është sëmundje e vendeve të pasura”, Berisha: Nuk duhen anije kozmike për të luftuar një epidemi

Publikuar tek: politike, më 23:38 26-03-2020 “Kjo është sëmundje e vendeve të pasura”, Berisha: Nuk duhen anije kozmike për të luftuar një epidemi Ish-kryeministri Sali Berisha

“Kjo është një sëmundje e vendeve të pasura”, kështu e quan ish-kryeministri Sali Berisha pandeminë e koronavirusit që po shkakton mijëra viktima në mbarë botën.

Berisha thotë se vendet e pasura kanë qenë të përgatitura për fatkeqësi natyrore apo luftra, por kanë nënvlerësuar përgatitjet për një pandemi të tillë.

E megjithatë, Berisha në emisionin “Opinion” tha se si vendet e tjera por edhe Shqipëria patën dy muaj kohë për t’u përgatitur që prej shfaqjes së virusit në Kinë, por nuk e vlerësuan sa duhet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Për të luftuar një epidemi nuk duhen as raketa, as anije kozmike. Ajo ka disa ligje, kur u regjistrua në Kinë, duhej të merreshin disa masa. Nuk ka asnjë justifikim këtu, se nëse vërtet, kjo është sëmundje e vendeve të pasura. Është faturë e madhe e pasigurisë së tyre. Përgatiten për luftë, tërmete, fatkeqësi, por vendet duhet të kenë kontigjenca për të përballuar epidemi, dhe ky është një ligj që nuk është zbatuar.

Që nga momenti që u shfaq në Kinë, Shqipëria kishte dy muaj kohë, dhe kjo kohë ishte jashtëzakonisht e çmuar. Shqipëria në këtë kohë duhet të blinte testet, uniformat, të gjurmonte çdo rast të mundshëm për ta futur në karantinë. Së katërti, të parashikonte kontigjencat, shtretërit.

Shqipëria ka vepruar më shpejt se Franca, Italia..

Këto janë gënjeshtra, se sipas të dhënave, rastet e para Italia i ka patur në janar. Me datë 7 shkurt, të tjerë para meje, Tritan Shehu, e kanë ngritur problemin para meje. Unë në këtë datë kam bërë një status ku them të merren masa, të blehen maska, të kthehej një bazë ushtarake për karantinë. Ndërkohë çfarë ndodhi? Asnjë njeri nuk u karantinua.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098111629486084
array(1) { ["section"]=> string(104) "kjo-eshte-semundje-e-vendeve-te-pasura-berisha-nuk-duhen-anije-kozmike-per-te-luftuar-nje-epidemi-200228" }