Hapësire reklamuese

Politikë

Kjo është deputetja e re e PS-së që do të marrë vendin e Lefter Kokës në Parlamentin e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Kjo është deputetja e re e PS-së që do të marrë

Ana Dhamo do të jetë deputetja që do të marrë vendin e Lefter Kokës në Parlamentin e Shqipërisë, pasi ky i fundit refuzoi të pranonte mdandatin, duke u tërhequr nga politika.

E renditur e 9-ta në listën e PS-së në Durrës, Dhamo arriti të merrte 2031 vota personale, më pak se Denis Deliu, Arkend Balla dhe Erjon Meka, por sipas Kodit Zgjedhor në Parlament futet gjinia më pak e përfaqësuar.

Por kush është Ana Dhamo?

Ana Dhamo lindi në Durrës, në 2 Shtator 1985. Ajo është e martuar me Z. Francesco Vitobello dhe ka një djalë me emrin Luca. Znj. Dhamo është kandidate për Doktor Shkencash në profilin e të Drejtës Publike pranë Universitetit Europian të Tiranës. Në maj të vitit 2012 ajo ka përfunduar Shkollën e Specializimit për Profesionet Ligjore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Urbinos, Itali. Në tetor të vitit 2010 përfundon studimet e ciklit 5 -vjeçar në Fakultetin e Drejtesisë pranë Universitetit të Urbinos “Carlo Bò”. Ajo ka hyrë në politikë në vitin 2015, ku është zgjedhur anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Që nga viti 2014 është pjesë e stafit pedagogjik të Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Departamenti i Drejtesisë, si dhe anëtare e Dhomës së Avokatisë, Durrës. Nga viti 2013 zhvillon rregullisht Konferenca Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare në vende të Bashkimit Europian (Maltë, Spanjë, Hollandë, Republikë Çeke) dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fushën e të Drejtës Publike dhe asaj Ndërkombëtare dhe Europiane.

LEXO EDHE: Lefter Koka jep dorëheqjen nga mandati i deputetit, largohet nga politika

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll