
Zv.kryeministri Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale akuzon Partinë Demokratike se nuk ka dërguar numëruesit për të filluar procesin e numërimit të votave.
Sipas tij, në Divjakë ka 1 orë e 30 minuta që pret PD të dërgojë numëruesit, por shton se nuk do të presin më dhe do i kërkojnë KZAZ-së që të fillojë numërimi i votave.
“KJO ESHTE CMENDURI!
NE DIVJAKE KEMI NJE ORE E TRIDHJETE MINUTA QE PRESIM PARTINE DEMOKRATIKE TE SJELLE NUMERUESIT PER TE NUMERUAR VOTAT!
NJE ORE E TRIDHJETE MINUTA!
TANI BOLL ME;
PS I KERKON KZAZ TE VENDOSE ME VOTE NISJEN E PROCESIT TE NUMERIMIT MENJHERE!
NJEREZIT DUAN TE LEXOHET E NUMEROHET VOTA E TYRE!
NUMERIMI ESHTE I MONITORUAR, LIVE PER KEDO”, shkruan Braçe.