18-vjeçarja e cila u braktis në dyert e spitalit e vdekur ka shokuar mbarë opinionin publik. Së fundmi “Insajder” ka publikuar foton e të resë, e cila u dhunua për vdekje nga dy të rinjtë të cilët e lanë pa shenja jete në spitalin e Ferizajt.
Më herët u bë me dije se 18-vjeçarja me iniciale O.M prej disa kohesh bashkjetonte me 29-vjecarin që tani është në arrati dhe akuzohet për “vrasje me dashje”.
Mediat kosovare raportojnë që dy të rinjtë e kanë keqtrajtuar fizikisht të ndjerën, e cila si pasojë e plagëve të shumta të marra ka ndërruar jetë.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, me vendim të prokurorit, është ndaluar një (1) person i dyshuar, me inicialet A.S., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndërsa, i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.
