Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Kjo aferë do ta marrë në fund të detit”, Meta për çështjen e detit: S’e kemi problemin te Greqia, Rama është i kapur peng

Shkruar nga Newsbomb
“Kjo aferë do ta marrë në fund të detit”, Meta

Presidenti Ilir Meta kërkon nga gazetarët që të mos nxisin retorikë anti-greke, teksa u pyet për çështjen e ndarjes së detit me Greqinë.

Meta tha se problemi nuk qëndron te Greqia, por te kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij “është i marrë peng nga gjithfarë lloj interesash”.

“Çështja e detit është një kryeaferë shumë e rëndë. Mos bini në lojën e Edi Ramës për të nxitur retorika anti-greke, pasi Greqia është në të drejtën e saj për të kërkuar. Nuk e kemi problemin nga Greqia, problemin e kemi nga Edi Rama, dhe këtu llogaridhënia është e padiskutueshem. Kjo aferë do ta marrë në fund të detit.

Unë u kam çuar një letër për shqetësimet serioze që vijnë si rezultat i këtij personi aventurier, i marrë peng nga gjithfarë interesash, dhe i kam bërë të qartë parlamentit që në çdo moment jam i gatshëm të shkoj sa herë që të kenë ndonjë paqartësi dhe të kontribuojmë të gjithë për zgjidhjen më të mirë në interesin e Shqipërisë”, deklaroi Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll