Kissinger thirrje Trump: Testimi i raketës se parë nukleare të Kores së Veriut, provokon shpërthimin e një lufte të re bërthamore

Publikuar tek: bota, më 22:08 04-02-2018 Kissinger thirrje Trump: Testimi i raketës se parë nukleare të Kores së Veriut, provokon shpërthimin e një lufte të re bërthamore

Ish Sekretari Jashtëm i shtetit Amerikan gjatë presidencës së Rchard Nixon, që është edhe një nga diplomatët dhe figurat më të njohura në qarqet akademike, fitues i çmimit “Nobel” për zgjidhjen e konfliktit në “Luftën e Vietnamit”, Henry Kissinger ka folur në një takim më “Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura” rreth çështjeve të sigurisë globale dhe kërcënimet e rendit botëror prej  Koresë së Veriut.

Kissinger i shikon tepër agresive sjellet e fundit në vendin komunist, paradat e saj ushtarake, si dhe testimin e armëve nukleare. Sipas tij Amerika duhet të veprojë dhe të mos e tolerojë më një vend si Koreja e Veriut të shfaqë sjelle të tilla agresive që cënojnë status-quon botërore.

“Amerikës i duhet të zgjedhë tani mes një veprimi ushtarak, ose të ndërmarrë sanksione më të ashpra. Koreja e Veriut po shtyn botën drejt një lufte nukleare”, është shprehur Kissinger.

Denuklearizmi i Koresë së Veriut duhet të jetë prioritet i politikës së jashme Amerikane.

Sfida më e menjëhershme ndaj sigurisë ndërkombëtare është paraqitur nga evolucioni i programit nuklear të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut, si dhe Irani, ka avancuar aftësitë bërthamore në kohën kur një përpjekje ndërkombëtare përpiqet të parandalojë një "regjim radikal" nga zhvillimi i kapaciteteve të tilla.

Për herë të dytë brenda një dekade, një rezultat që më parë konsiderohej gjerësisht i papranueshëm tani është një realitet i pakthyeshëm.

Paaftësia për të frenuar përpjekjet bërthamore të Peniani mund të nxisë një garë të re të armëve në Azi.

Denuklearizimi i Koresë së Veriut duhet të jetë një qëllim themelor ... dhe nëse nuk arrihet, ne duhet të përgatitemi për përhapjen e armëve bërthamore në vende të tjera.

Koreja e Jugut nuk do të pranojë të jetë Koreja e vetme pa kapacitete bërthamore, Japonia ka për ta ndjekur pas.

Pastaj ne jetojmë në një botë të re, në të cilën vendet me kompetenca teknike me struktura adekuate komanduese posedojnë armë bërthamore në një zonë ku ka mosmarrëveshje të konsiderueshme kombëtare.

"Kjo do të nxisë një rimendim të të gjithë qëndrimit bërthamor të SHBA-së, pasi strategjia aktuale merr parasysh vetëm një kërcënim të mundshëm bërthamor.

Situata ka potencial të evoluojë në një peizazh bërthamor që bota kurrë nuk ka parë, paralajmëroi ai.

Duke iu referuar “Daily Mail” Kissinger mësohet të ketë thënë se ishte kundër një konfrontim ushtarak, por në të njëjtën kohë ishte në favor të ushtrimit të presionit mbi Penianin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarje e frikshme në Romë, gjendet kufoma në mes të stadiumit
Kim Jong-Un mashtron gjermanët »
Article Logic
Execution time: 0.014378070831299
array(1) { ["section"]=> string(134) "kissinger-thirrje-trump-testimi-i-raketes-se-pare-nukleare-te-kores-se-veriut-provokon-shperthimin-e-nje-lufte-te-re-berthamore-109142" }