Hapësire reklamuese

Politikë

“Kishte zemer, jo karrige!” Braçe tregon si e nisi rrugëtimin në Partinë Socialiste

Shkruar nga Newsbomb
“Kishte zemer, jo karrige!” Braçe tregon si e nisi

Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë, FRESSH, feston sot 32 vjetorin e themelimit të tij.

Për këtë arsye, ai ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku ka treguar rrugëtimin e tij brenda Partisë Socialiste. Ai shkruan se gjithçka e ka nisur nga Forumi i Rinisë Eurosocialiste, dhe jo nga partia, as nga parlamenti, as nga qeveria dhe as nga ministria.

Me nota nostalgjie, deputeti  thotë se në atë kohë kishte aktivizëm, militantizëm, pune, kauza, sakrifica, beteja rinore e të perbashketa.

“Ishin dhjetëra mijë të rinj në një ditë si kjo, të cilët vendosen të funksionojne ndryshe,” shkruan Braçe.

Postimi i plotë i Erion Braçes

NE #15JANAR;

UNE E KAM NISUR KESHTU!

SAPO KISHIN NISUR NGJYRAT NE KETE VEND!

E nisa nga FORUMI I RINISE EUROSOCIALISTE;

Jo nga PARTIA, Jo nga KOMUNA-BASHKIA, Jo nga PARLAMENTI, Jo nga QEVERIA-MINISTRIA, madje Jo nga GAZETA;

Pra as si ANETAR I KRYESISE, as si DREJTOR E ME LARTE I BASHKISE, as si DEPUTET, as si ZV MINISTER, MINISTER, ZV KRYEMINISTER, madje as si KRYEREDAKTOR I GAZETES;

JO, E KAM NISUR SI AKTIVIST-po deshet e quajme edhe MILITANT, ne forumin e te rinjve socialiste;

Me qarte, e nisa atje dhe atje kishte aktivizem, militantizem, pune, kauza, sakrifica, beteja rinore e te perbashketa, NE OPOZITE, JO NE PUSHTET!

ISHIN DHJETERA MIJE TE RINJ NE NJE DITE SI KJO, te cilet vendosen të funksionojne ndryshe.

Nuk kishte ate dite dhe ato kohe:

Me jep kete qe te vij tek ju, me bej keshtu qe te jem me ju, me ul tek ajo karrigia qe te punoj per ju, me jep ate pushtet se ndryshe dal kunder jush, me bej kryetar-forumi, partie, komune, bashkie, drejtor ndermarrje-tatimesh, dogane, AKUje, kadastre, ndertimoreje, AZHBRje, etj etj, deputet zone, zv minister, minister shteti, minister linje, zv kryeminister, kryeminister, se ndryshe iki ne GJERMANI! JOOOOO! NUK KISHTE PUSHTET!

Kishte njerez te rinj, djem e vajza, burra e gra bashke me ne, kishte pasion, deshire, entuziazem, gezim, vuajtje, deshperim, sakrifice, dhimbje, MIQESI, SHOQERI, BASHKIM, FITORE dhe HUMBJE;

UNE E NISA KESHTU DHE ISHTE KAQ BUKUR!

KISHTE ZEMER, JO KARRIGE!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese