Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kishte vdekur prej dy javësh, gjendet në banesë trupi i të moshuarit në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Kishte vdekur prej dy javësh, gjendet në banesë trupi i të

Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në Durrës. Dyshohet se i moshuari kishte humbur jetë rreth 2 javë më parë. 65 vjeçari jetonte vetëm në banesë dhe kishte pak kohë që ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, sipas njoftimit të policisë mësohet se trupi i shtetasit A.G është gjetur pa shenja dhunë dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 9, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 65 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll