Hapësire reklamuese

Rajoni

Po kthehej nga ndeshja e futbollit, vdes tragjikisht i riu shqiptar në Greqi

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Seksklou – Volos në Greqi. Sipas mediave greke mësohet se si pasojë ka humbur jetën  një 26-vjeçar shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës 18:00, ku i riu shqiptar, i identifikuar si Serxho Sula është përplasur teksa po udhëtonte me motorin e tij dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Motori me të cilin i riu po udhëtonte dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga, për pasojë ka goditur bordurat anësore dhe fatkeqësisht 26-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

I riu shqiptar qe humbi jeten I riu shqiptar qe humbi jeten

Sipas asaj që po thuhet në mediat vendase 26-vjeçari po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Motori me te cilin udhetonte i riu shqiptar Motori me te cilin udhetonte i riu shqiptar

Pamje nga vendi i ngjarjes Pamje nga vendi i ngjarjes

I riu shqiptar, i cili jetonte në Nea Jonia Volos kishte një dobësi të veçantë për motorët dhe thuhet se ishte i “çmendur” pas shpejtësisë.

I riu shqiptar qe humbi jeten I riu shqiptar qe humbi jeten

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese