Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kishte shkuar në Radhimë me pushime, ky është doktori i njohur nga Korça që u gjet i pajetë në shezlong (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Kishte shkuar në Radhimë me pushime, ky është doktori i

Kujtim Shabani është mjeku i njohur nga Korça që është gjetur i pajetë ditën e sotme në Radhimë.

Shabani ishte i shtrirë në një shezlong, ku edhe është gjetur i pajetë. 49-vjeçari nga Korça kishte udhëtuar drejtë Vlorës për të kaluar pushimet me familjen.

Edhe pse mjekut i është dhënë ndihma e parë, duket se gjithçka ka qenë e kotë. Policia në informacion zyrtar raporton se dyshohet se mjeku ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh.,  49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll