Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kishte për detyrë të kontrollonte territorin dhe të njoftonte policinë, kryeplaku në Skrapar mbjell vetë kanabis, arrestohet

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Ai që kishte për detyrë të inspektonte territorin dhe të njoftonte policinë nëse haste bimë narkotike të mbjella, kryeplaku i fshatit Prishtë në Çepan të Skraparit, është arrestuar pasi dyshohet se kultivues i 295 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa.

J.L., 39 vjeç, është vënë në pranga në kuadër të një operacioni policor gjatë 10 ditëve të fundit, për asgjësimin e kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike. Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet të jetë kultivuesi i 295 bimëve narkotike “Canabis Satriva” të evidentuara dhe sekuestruara nga policia e Skraparit në vendin e quajtur “Moçalishta”.

Njoftimi i Policisë

Kontrrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit.

Vihet në pranga kryeplaku i fshatit Prishtë, Njësia Administrative Çepan, Skrapar.

J.L., 39 vjeç banues në Prishtë Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vendin e quajtur “Moçalishta” kanë gjetur 295 bimë Canabis Sattiva. Shtetasi J.L eshte person i dyshuar per kultivimin e bimeve narkotike, gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe te njoftonte Policine e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese