Një 25 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Angli, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje kanabisi.
Bëhet fjalë për shqiptarin Adi Doda, 25 vjeç, i cili ka pranuar në gjykatë që është kujdesur për prodhimin e kanabisit në një fermë.
Policia gjeti bimët e kanabisit pranë Hotel Railway, në Rothbury, në fillim të kësaj jave.
Efektivët e policisë kontrolluan ish-klubin, i cili u mbyll në 2018 dhe ka qëndruar bosh që prej asaj kohe. Pas kontrollit u zbuluan rreth 298 bimë kanabis, me një vlerë rreth 190,000 paund.