Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kishte ndryshuar sjellje, si psikologia e shkollës zbuloi se vajza ngacmohej seksualisht nga babai i saj në Kamëz

Shkruar nga Newsbomb
Kishte ndryshuar sjellje, si psikologia e shkollës zbuloi se vajza

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e rëndë që është shënuar në Kamëz, ku dyshohet se babai ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij.

Bëhet me dije se rastin e ka zbuluar psikologia e shkollës. Burime për media bëjnë me dije se stafi i shkollës dhe psikologia kishin nisur dyshime se dicka po ndodhte me vajzën e vogël, pasi ajo kishte ndryshuar sjellje.

Pas marrjes në pyetje nga psikologia vajza e vogël ka rrëfyer edhe problemin qe e shqetësonte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit J. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur” njoftoi policia për rastin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll