Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Kishte mbushur çantën me fishekë luftarakë “9mm”, agjentët “shtangen” kur kontrollojnë cërrikasin në Kakavijë (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 52 vjeçar nga Cërriku është arrestuar nga agjentët e Doganës në Kakavijë, pasi nga kontrolli që i është bërë, i janë gjetur me vete 49 fishekë luftarakë, të cilët i mbante në çantën e dorës.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të Republikës së SHqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi Idajet Hasani, 52 vjeç, banues në Cerrik.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën 49 fishekë luftarak  (të kalibrit 9mm) në një çantë dore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 49 fishekë dhe automjeti.

Në përfundim të vepimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, u arrestua në flagrancë shtetasi I. H.  për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municionit”.

Më shumë

spot_img
spot_img