Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kishte mbjellë 146 gota plastike me fara kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Skrapar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0a478a0be636c8c396a638e8b586e506

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi O. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Skrapar.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit O. Gj., shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 146 gota plastike  ku brenda tyre kishte të mbjella fara të  dyshuara narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i plotë:

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po tentonte të kultivonte kanabis, kanë  organizuar punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit O. Gj., shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 146 gota plastike  ku brenda tyre kishte të mbjella fara të  dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin O. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Skrapar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img