Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Kishte marrë dozën e AstraZenecës, gjendet i vdekur në shtëpi stilisti 32-vjeçar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një stilist grek është gjetur i pajetë ditën e djeshme në banesën e tij.

Trupi i 32-vjeçarit, Nassos Katris u gjet në shtëpi nga mikja e tij Athena Vaticanou, pasi nuk ishte përgjigjur telefonatave të familjes për 24 orë.

Ajo tha për mediet greke se shoku i saj kishte marrë ditën e hënë vaksinën AstraZeneca, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes së 32-vjeçarit.

“Ambulanca që mori trupin e tij na tha që vdekja e tij kishte shumë të ngjarë të kishte lidhje me ndonjë efekt anësor të vaksinës”, tha ajo pasi u informua nga Nasos se ishte vaksinuar me AstraZeneca të hënën, 7 qershor.

“Nasos mori vaksinën të hënën në mesditë në orën 16.00 dhe u kthye në shtëpi. Ishte mire. Ai hëngri me një mik dhe pastaj shkoi të flinte. Ajo që mësuam është se ai ka vjellë, gjakosur dhe ndoshta është mbytur prej tij, domethënë thithur. Telefoni i tij u gjet në anën tjetër të shtratit. Njeriu që jeton vetëm poshtë tij, dëgjoi zëra dhe zhurma rreth orës 6 të pasdites, por nuk i kushtoi vëmendje sepse siç na tha ai nuk donte të shqetësonte. Mjekët na thanë që pas nekopsisë ata do të ishin në gjendje të dinin më shumë për atë që e shkaktoi vdekjen e tij të papritur”.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img