Tirana
light rain
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
100 %
0.5kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
18 °
Enj
18 °
Pre
19 °
Sht
19 °
E martë, 21 Mars, 2023

Kishte kthyer shtëpinë në qendër biznesi droge, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Lajme të ngjashëm

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, i cili e kishte kthyer shtëpinë në një qendër biznesi për të shitur drogë.

Që prej ardhjes së shqiptarit së bashku me një vajzë në Terni të Italisë, fqinjët kishin sinjalizuar lëvizje jo të zakonta në shtëpinë e tyre, pasi hynin e dilnin shumë njerëz.

Pas disa vëzhgimesh, autoritetet e shtetit fqinj kapën një person i cili sapo kishte dalë nga shtëpia e shqiptarit, ndërkohë që ky i fundit konfirmoi se kishte shkuar për të blerë drogë.

Më pas, policia vuri në pranga 23-vjeçarin shqiptar, ndërkohë që rezultoi me qëndrim të paligjshëm në Itali si dhe me vepra penale.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e shqiptarit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, u gjetën dhe u sekuestruan 30 doza kokainë, 50 gram të tjera në tarracën e shtëpisë, 1700 euro, një peshore elektronike dhe materiale për paketimin e drogës.

Ndaj 23-vjeçarit, autoritetet e shtetit fqinj vendosën masën arrest me burg deri më 22 shkurt, datë kur do të jepet vendimi përfundimtar.

Më shumë