Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
4.1kmh
20 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kishte fshehur në biznesin e tij drogë, armë dhe fishekë, arrestohet 25-vjeçari nga Shijaku

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

eecd53e5db2e7601fcf1af46e14df2c1

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe  armëmbajtjes pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasi shtetasit E. V., 25 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin në pronësi të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri automatik, 40 fishekë, një sasi lënde plasëse, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sunday”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Forca Operacionale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve kundër Jetës dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një sasi lënde plasëse, lëndë narkotike kanabis, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kudërligjshme.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore në qarkun e Tiranës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën dytësore në Marikaj, Vorë, një shtetas mbante në një ambient në pronësi të tij, lëndë narkotike, lëndë plasëse dhe armë zjarri pa leje, gati për t’i shitur, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Sunday”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. V., 25 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin në pronësi të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri automatik, 40 fishekë, një sasi lënde plasëse, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img