Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët në Livorno, pasi iu gjet një sasi prej 40 kg kokaine në shtëpi.
I riu shqiptar u pikas nga policia, pasi u shfaq në mënyrë të dyshimtë në oborrin e një ndërtese. Policët e ndaluan menjëherë dhe 30-vjeçari pranoi se kishte një substancë të fshehur në shtëpi.
Gjatë kontrollit karabinierët zbuluan brenda një valixheje disa pako nga 1 kg me një peshë totale rreth 40 kilogramë, vlera e së cilës me shumicë shkon rreth 1.5 milionë euro. 30-vjeçari pas arrestimit u dërgua në paraburgim.
Sondazh
Poll