Hapësire reklamuese

Showbiz

Kishte dëshirë të këndonte “Adem Jasharin” në “Sunny Hill”, Shemi i Ilirëve përplaset me policinë dhe arrestohet, akuza babait të Dua Lipës

Shkruar nga Newsbomb
Kishte dëshirë të këndonte “Adem Jasharin”

Vokalistit të mirënjohur të grupit Ilirët, Shemsi Krasniqi i ka ndodhur një incident i pakëndshëm dje teksa ka tentuar të bëhet pjesë e festivalit “Sunny Hill”.

Shemi thotë se teksa ka tentuar të hyjë në parkun e Gërmisë ku mbahej festivali, është përballur me një polic, i cili e ka arrestuar. Shemi pretendon se arsyeja e këtij incidenti është vetë organizatori i koncertit, babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.

Mesa duket, këngëtari i “Xhamadani vija vija”, ka dashur të performojë këngë patriotike në këtë festival, por nuk është pranuar.

Ja rrëfimi i tij:

Të dashur qytetarë. Sot më ka ndodh diqka që kur në jetë se kisha prit. U nisa në Gërmi në Sunny Hill si pjesëmarës pa një pa dy një polic zyrtar me emrin Shkelzen Xhafa urdhëroi të më prangosin pa e ba nje te keqe dhe asnji polic tjeter nuk donte ta beje kete ky matrapaz edhe i denoi disa police pse nuk i perfillen urdhrat e ti ky torrollak qart ashte pagu nga Dugagjin Lipa te me sjell ne kete gjendje se une jam perqare me Dugin se i jam betu ne dy femi te mi se kam me dal me kendu kangen e ADEM JASHARIT e ai ashte betu ne tre femi se nuk ka mem leju.Neser une kam me dal me kendu ate kang le te merr sa te doje para Shkelzen Xhafa po une kam me dal.Shihemi ne Sunny Hill Shemi iliret Xhamadanin dhe Adem Jasharin...kanga e legjendarit ashte hiti ma i madh per momentin vetem Dugagjin Lipes i pengon krejt stafin nalt e ka me shkie edhe policet e din dhe ju pengon vetem Shkelzen Xhafes jo se e ka haraqin aty.Zoti i nimofte popullit shqipetar.Shemi iliret.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu