Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Kishte armë....” Ami dhe fëmijët ndalohen nga policia në aeroport

Shkruar nga Newsbomb
“Kishte armë....” Ami dhe fëmijët ndalohen nga

Aktori Ermal Mamaqi, ka treguar së fundmi një episod aspak të këndshëm që i ka ndodhur bashëshortes së tij, Amarda Toskës, dhe fëmijëve të tyre teksa ktheheshin nga Zvicra për në Tiranë.

Gjatë një intervistë të dhënë për emisionin “Glamour Zone”,  Ermali ka treguar se si Amarda së bashku me fëmijët e tyre janë ndaluar në aeroport ku dhe i kanë mbajtur për gati tre orë pasi djali i tyre, Joeli, kishte me vete një armë lodër.

Pjesë nga biseda:

Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti më i vështirë që ke kaluar me djalin tënd, Joelin, gjatë xhirimeve të filmit “2 Gisht Mjalt”?

Ermal Mamaqi: Gjatë xhirimeve nuk kemi pasur, por mund të them një pas xhirimeve. Në film kemi përdorur një pistoletë lodër, që duket si e vërtetë. Joeli më kërkoi ta merrte me vete kur po kthehej në Shqipëri, dhe e lejova. Në aeroport ia gjejnë, dhe kanë ndaluar Amin së bashku me dy fëmijët.

I kanë mbajtur 3 orë duke i pyetur dhe duke u sqaruar. Si përfundim, i lanë të lirë, por morëm 1200 franga gjobë, sepse nuk lejohet që në aeroport të kesh asgjë që ngjan me armë, edhe nëse ato janë lodra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese