Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kishte 1 muaj që ishte kthyer nga Spanja, detaje nga ekzekutimi i Everest Cakës, 41-vjeçari shkoi të merrte gruan te puna, fillimisht i përplasën makinë, më pas një burrë e qëlloi me 11 plumba

Shkruar nga Newsbomb
Kishte 1 muaj që ishte kthyer nga Spanja, detaje nga ekzekutimi i Everest

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Everest Caka, 41 vjeç, ndërsa u plagos në dorë bashkëshortja e tij. Çifti ishte duke lëvizur me një mjet tip Opel.

Bëhet me dije se Everest Caka, kishte dalë me makinë dhe kishte shkuar të merrte bashkëshorten te puna, më pas nga aty kanë shkuar te prindërit e Silvanës.

Mësohet se sapo kanë dalë nga banesa e prindërve në lagjen “Skenderbej” makina e çiftit është goditur nga një tjetër mjet nga mbrapa, Everest Caka ka ndaluar dhe në atë moment është afruar një person i veshur me të zeza që e ka qëlluar me breshëri plumbash duke i marrë jetën. Nga burme për media raportohet se ai është qëlluar me 11 plumba.

Viktima kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja. Të shoqëruarit janë persona që mund të kenq qenë pak para ngjarjes me çiftin Caka, apo persona që mund të kenë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm.

Everest Caka rezulton të jetë akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010. Madje ai dyshohej atëhere të ishte ekzekutor direkt, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë vëllain në Spanjë disa vite më parë. Të përfshirë në ngjarje ishin dhe Elton Hyka dhe Ardit Spahiu.

Everest Caka i cili më parë ka mbajtur dhe emrin Ibrahim Caka është djali i tezes së Arjan (Ardit) Spahiut, i cili u ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, në një nga zonat më të njohura të qytetit, në Molenbeek në 27 nëntor 2020. Burime për mediat bëjnë me dije se viktimës së sotme i është vrarë edhe vëllai në Barcelonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll