Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Kishin zënë plazhin me çadra dhe shezlongë pa leje, procedohen 3 pronarët në Golem

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre pronarë janë proceduar penalisht nga Policia në Golme, pasi është konstatuar se ata kishin zënë hapësirën e plazhit me çadra dhe shezlongë pa leje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në plazhin e Golemit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse”, thuhet në njoftim.

Gjithashhtu, në prangat e Policisë dhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Materialet për ta u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

– D. A., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak;

– G. Gj., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kokainë. 

– Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit M. M., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

•Më datë 04.07.2021, në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës shtetasin E. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë

spot_img
spot_img