
Arrestohet një 52 vjeçar në Fushë-Krujë, ndërsa gruaja e tij është proceduar penalisht, pasi përreth shtëpisë së tyre kishin mbjellë drogë.
Ndërkaq ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj kryeplakut të fshatit Zall, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Njoftimi i policisë:
Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohet pronari i banesës ku u evidentuan të kultivuara disa bimë narkotike, si dhe procedohen penalisht bashkëshortja e pronarit të banesës dhe kryeplaku i fshatit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në fshatin Zall, Krujë, përreth një banese , bimë narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.K., 52 vjeç, dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, shtetasen I.K., për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim”.
Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasi I.S., 43 vjeç, më detyrë kryeplak i fshatit Zall, Krujë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.