Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kishin probleme me ligjin, tërhiqen nga gara 26 kandidatë për deputet (JA CILËS PARTI I PËRKASIN)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

682f2aac00f72516b266d8636d53f019

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Kosovës ka certifikuar edhe emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.  

KQZ e Kosovws konfirmon se nga 47 kandidatët e dënuar në 3 vitet e fundit, 26 prej tyre janë tërhequr nga gara, me subjektet politike që nuk i kanë zëvendësuar deri më tani.

“Nisma, AAK, Lëvizja Vetëvendosje dhe PAI nuk i kanë zëvendësuar kandidatët. Pra janë tërhequr 26 kandidatë. Kandidatët janë nga 15 subjekte politike,” tha kryetarja e KQZ, Valdete Daka.

Ndwrkaq, Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror Zgjedhor, për të vërtetuar se a është e saktë lista prej 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit.

“Bazuar në kërkesën e QKZ të datës 18 janar 2021 dhe kërkesës për verifikim të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 14 shkurtit, verifikimi i kandidatëve është bërë në bazë të të dhënave që i disponon data baza e KGJK. Në këtë data bazë regjistrohen të gjitha aktgjykimet e plotfuqishme penale nga gjykatat e vendit. Kemi kërkuar nga të gjitha gjykatat e vendit kemi kërkuar konfirmim me shkrim se të dhënat e sistemuara në sistem janë të sakta”, ishte përgjigja e KGJK-së drejtuar KQZ-së.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img