Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Kishin një lidhje të çuditshme”, e takoi disa orë para se ta vriste i shoqi, mikesha e 20 vjeçares që u vra nga burri në Greqi: Të dy, ndiqnin njëri-tjetrin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas zbulimit të autorit të vrasjes së 20-vjeçares në Greqi, i cili rezultoi të ishte bashkëshorti i viktimës Babis Anagnostopulos, policia greke po vijon me marrjen e dëshmive të familjarëve dhe të afërmve të çiftit.

Shoqja e Carolina Crouch, e cila kishte takuar viktimën disa orë para vrasjes ka rrëfyer gjendjen e saj të rëndë psikologjike.  Në dëshminë e saj, ajo ka thënë se pasi ka takuar 20-vjeçaren, në kafe ka shkuar edhe Babis me foshnjën 11 muajshe.

“Ajo ishte në një gjendje të çuditshme psikologjike, por kur e dëgjova e kuptova që ajo ishte vetëm e fryrë dhe donte që ne të dilnim për të shpërthyer, dhe pse atë ditë nuk më tha asgjë për çfarë ishte mërzitur“, ka thënë shoqja e Carolinës.

Sipas “Newsbomb.gr”, takimi i dy vajzave u zhvillua në Sheshin Barnabas,  dhe  Caroline nuk i tregoi  asaj atë ditë se pse “ajo ishte e mërzitur” por as ajo nuk e pyeti atë.

“Të them të drejtën, sidoqoftë, nuk më dukej e çuditshme sepse është logjike që me kaq shumë afërsi dhe me presionin e familjes dhe detyrimeve familjare, ajo ndihej e presionuar dhe e mërzitur”, tha ajo.

Gjithashtu në dëshminë e saj ajo i referohet marrëdhënies së çiftit si “të çuditshme”, madje ata kishin një aplikacion në celularët e tyre ku minitoronin vendodhjen e njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës.

 “Duhet t’ju tregoj për Babin se ai ishte shumë i mirë. Kështu kanë thënë të gjithë ata që e kanë njohur. Shumë me këmbë në tokë, shumë i lidhur me Caroline. Ata kishin një lidhje të çuditshme. Imagjinoni që ata kishin një aplikacion në celularin e tyre për të parë se ku ndodhen njëri-tjetri në çdo kohë.”, shtoi ajo.

Më shumë

spot_img
spot_img