Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Në fshat ishte mbjellë kanabis, procedohet kryeplaku dhe inspektori i shërbimit pyjor (Emrat)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona në Kukës janë proceduar penalisht për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia ka evidentuar disa rrënjë kanabis të mbjella në një zonë në fshatin Brisë të Kukësit.

Uniformat blu bëjnë me dije se për këtë janë proceduar për “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”,  kryeplaku i fshatit Brisë shtetasi Ndue Kolndreu dhe inpektori për pyjet dhe mjesidin Ardit Qehaja.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë Tropojë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.    

Evidentohet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Procedohen penalisht kryeplaku i  fshatit Brisë dhe inspektori për Pyjet dhe Mjedisin, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim.   

Si rezultat i kontrolleve është evidentuar një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Brisë.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: N. K., me detyrë kryeplak i fshatit Brisë dhe A. Q., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.    

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img