Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
24 %
4.6kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Kishin mbetur në det të hapur me një pedalon, policia shpëton tre 15-vjeçarët në Durrës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre adoleshentë janë shpëtuar pasditen e sotma nga policia në qytetin e Durrësit, pasi kishin mbetur në det të hapur me një pedalon.

Uniformat blu bëjnë me dije se tre të miturit të cilët i përkasin moshës 15 vjeç, ishin futur në det rreth orës 17:05, mirëpo nuk po mundeshin të ktheheshin dot në breg, pasi iu ishte bllokuar timoni.

Të miturit janë nxjerrë në breg nga policia dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Durrësit u erdhi në ndihmë 3 pushuesve që kishin mbetur në det të hapur, me një pedalon.

Rreth orës 17:05, është marrë njoftim se në det të hapur, në vendin e quajtur “Adriatik 1”, Durrës, kishin mbetur 3 shtetas që ishin futur në det me një pedalon, me të cilin nuk po ktheheshin dot në breg.

Menjëherë në ndihmë të tyre, janë nisur shërbimet, me mjetin lundrues të Policisë Kufitare Durrës, të cilët kanë konstatuar se larg bregut, në det të hapur, ishte një mjet lundrues pedalon, me 3 shtetas në të, që ishte bllokuar në det dhe nuk lëvizte pasi iu kishte bllokuar timoni.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 3 pushuesit, të moshës 15 vjeç, të tre banues në Tiranë, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare e Durrësit këshillon të gjithë pushuesit që t’i përdorin mjetet lundruese sipas rregullave të përdorimit të tyre, për të mos rrezikuar jetën.

Më shumë


spot_img









spot_img