Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Kishin hapur pyllin për të mbjellë hashash, arrestohen në fshatin Lajthizë të Pukës tre të rinjtë nga Tirana, në pranga dhe një 17 vjeçar (EMRAT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, tre nga Tirana dhe një nga Kukësi, pasi kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar në fshatin Lajthizë të Pukës, dhe po përgatiteshin të mbillnin hashash.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Goska’,  u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Ervin Himollari, 31 vjeç, Alfred Limani,  25 vjeç dhe Jashar Hilaj, 33 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe M. F., 17 vjeç, banues në Kukës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Përroi i Goskës”, në fshatin Lajthizë të Njësisë Administrative Qafë Mali, kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar dhe kishin bërë gati kubikët me fidanë kanabis sativa për t’i kultivuar në tokë.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img