Dy të rinjë nga Vlora janë arrestuar nga Policia pasi gjatë kontrollit në lokalet e tyre, janë sekuestruar 20 makineta për lojëra fati, të cilat janë të ndaluara në Shqipëri. Këta shtetas
Sipas Policisë, gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit E. SH, në lagjen “24 Maji” dhe 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit A. A, në lagjen “1 Maji”, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. Sh., 23 vjeç dhe A. A., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.